Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, me numër 4, Lutfi Haziri, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me fermerët e Gjilanit, ku ka ndarë lajme inkurajuese për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
Haziri theksoi se bujqësia do të jetë një nga prioritetet kryesore të programit të tij “Rruga e Re”, duke premtuar një investim prej mbi 100 milionë euro për këtë sektor gjatë katër viteve të ardhshme.
Ai gjithashtu vlerësoi lartë përkushtimin dhe punën e fermerëve, duke i siguruar ata për mbështetje të vazhdueshme.
Statusi i plotë:
Takimet me fermerët e Gjilanit janë gjithmonë frymëzuese. Kemi lajme të mira për ta. Bujqësia është prioritet i programit “Rruga e Re”, me mbi 100 milionë euro do të ndahen për 4 vitet e ardhshme për këtë sektor kaq të rëndësishëm.
Ju faleminderit për punën që e bëni, e cila nuk është aspak e lehtë! Do të mbetem gjithmonë, Lut4 i juaj!