Sot ka ndërruar jetë, Gjeneral Imri Ilazi.
Lutfi Haziri, në një mesazh ngushëllimi, përkujton mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të afërt, duke shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët.
Shkrimi i plotë:
Paska ndërruar jetë luftëtari i lirisë, veprimtari i madh i çështjes kombëtare, familjari e miku i madh i Gjilanit, Gjeneral Imri Ilazi. Dha kontribut të pashoq gjatë tërë jetës së tij në shërbim të atdheut dhe nuk do harrojmë kurrë për guximin dhe veprën e tij kolosale. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve e bashkëveprimtarëve. Lamtumirë, Gjeneral. Lamtumirë miku im!
(Foto e vitit 2002, gjatë një prej shumë angazhimeve të përbashkëta për të përballuar pasojat e tërmetit)