Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se qeverisja aktuale komunën e ka shndërruar Komunën në çerdhe fëmijësh shkruan Radio Star.
Sipas tij projektet e vërteta të çerdheve, qeverisja e kaluar i ka lënë të gatshme, kurse projektet tjera zhvillimore kanë mbetur aty ku i kanë lënë para dy vitesh.
Postimi i plotë:
Udhëheqja aktuale është menduar se e ka shndërruar Komunën e Gjilanit në odë, por në vërtetë na ka dalë çerdhe fëmijësh!
Po bëhen dy vjet prej kur VV po e administron Gjilanin, nuk po e qeveris. Udhëheqja e Gjilanit e ka shndërruar Komunën në çerdhe fëmijësh. Sipas matjeve të fundit, pakënaqësia e gjilanasve ndaj Komunës është jashtëzakonisht e madhe.
Projektet e vërteta të çerdheve ne i kemi lënë të gatshme. Pritni tash kur të dalin në inaugurim e të flasin për to. Projektet tjera zhvillimore kanë mbetur aty ku i kemi lënë para dy vitesh. Ku kanë prek vetë, e kanë bë lloç.
Paaftësi, mungesë vizioni e bllokim të projekteve. Dështim monumental. Dy vite të humbura e fatkeqësisht duket se do të jetë mandat i humbur. Gjilani meriton më shumë dhe më mirë.