Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar sot librin nga gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Abdullah Shasivari, i cili titullohet “Betejat e mia”.
Ai e ka vlerësuar lartë kontributin e Shasivarit për kryengritjen e tij për çlirimin e Kosovës.
“Jam i lumtur që e ka nxjerrë në publik librin e tij, general Abdullah Shasivari. Në një kohë, ai e la familjen dhe la gjithçka për t’u kryengritur në luftën e UÇK’së dhe për t’u kthyer si fitimtarë më 12 qershor 1999”, tha Haziri.