Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim aktoren më të re të Hollywood’it, gjilanasen Eloise Kosumi, e cila së fundmi pati mundësi të luajë në filmin Smookers”, të regjisorit Louis Mandylor dhe producentit Peter Organ.
Pas takimit me Hazirin, voglushja gjilanase e cila është nxënëse e klasës së tretë të shkollës “Rexhep Elmazi” në Gjilan, ka treguar për eksperiencën e saj të parë në një film hollywoodian.
“Jam ftuar në tre filma të Hollywood’it për të luajtur. Filmin e parë që kam xhiruar është “Smookers” me aktorët Costas Mandylor, Nik Goldman, Peter Organ, Harmini, Louis Mandylor, Paky Parisi. Roli im aty është i engjullit, i cili është i vetmi rol pozitiv”, ka thënë voglushja Eloise, pas takimit me kryetarin Haziri.
E kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha para gazetarëve që ta mbajnë në mend të emër.
“Eloise është krenaria e Gjilanit. I falënderoi prindërit e saj, Florën dhe Fatmirin, të cilët tregojnë se kudo që jetojnë fëmijët, mund të depërtojnë, falë edukimit dhe mbështetjes. Me të gjitha mundësitë tona si Komunë, do t’i qëndrojmë afër aktores së re. Mezi po presim ta shohim filmin e saj të parë”, ka thënë Haziri.