Qeveria në largim e përjashtoi Gjilanin e Anamoravën prej kujdesit në investime, LDK besë dhe shpresë për qytetarët”, thotë Lutfi HazirI, kryetar i LDK-së, së Gjilanit, njëherësh nënkryetar në nivel qendror.
HazirI, i cili është edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 Shkurtit, thotë se shtabet e LDK-së Bresalc, Ponesh, Verbicë të Zhegocit, Kishnapole, Sllakoc, Gadish e Dobërçan, dëshmuan angazhimin e jashtëzakonshëm për ta bërë fitoren e madhe më 9 shkurt.
“Tash e katër vjet, qeveria në largim e përjashtoi nahinë tonë nga kujdesi në investime, duke i bllokuar të gjitha projektet kapitale e zhvillimore. Ju falenderojmë shumë për përkrahjen e madhe dhe këtë besim ndaj vizionit tonë për Gjilanin e Anamoravën zhvillimore, do t’ua kthejmë me përgjegjësi edhe më të madhe në punë. LDK, besë dhe shpresë për Gjilanin, Anamoravën e Kosovën”, ka thënë, Haziri i LDK-së.