Në përvjetorin e 35-të të rënies së Reshat Ymerit, Lutfi Haziri, duke kujtuar kontributin e tij të paçmuar për lirinë e atdheut, ka shprehur krenarinë që ka pasur për të qenë pjesë e vijës së parë të protestave.
Ai theksoi se guximi dhe idealet e Reshatit kanë bërë që ai të bëhet simbol i lirisë dhe i luftës për drejtësi.
Haziri, gjithashtu, e përkujtoi me nderim veprën e Ymerit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, duke theksuar se ata do të jenë gjithmonë roje të lirisë.
Status i plotë:
Reshat Ymeri, 35 vite më parë, në vijën e parë të protestave, ka ra dëshmor për ditët bardha të lirisë. Me guximin dhe idealin e tij në shërbim të atdheut, Reshati u bë sinonim i lirisë dhe i luftës për drejtësi.
Jam krenar që isha me të në vijën e parë të protestave, pranë familjes së tij gjithmonë, dhe bashkë, Reshatin e krhyem në bronz për t’i bërë roje lirisë.
Lavdi veprës së Reshatit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!