Lutfi Haziri, kandidati për deputet nga LDK, me numër 4, thekson se Rruga e Ferizajt po i përgjigjet masivisht thirrjes për ndryshim dhe se më 9 shkurt do të bëhet rikthimi i madh i partisë.
Ai kritikon qeverinë qendrore për mospërfilljen e investimeve në Gjilan, duke i lënë projektet pa zhvillim.
Haziri premton se bashkë me kolegët e tij nga LDK-ja do të kujdesen për kthimin e investimeve dhe do të jenë gardianë të projekteve zhvillimore.
Shkrimi i plotë:
Rruga e Ferizajt masivisht i pergjigjet thirrjes për ndryshim.
Kështu bashkë, me 9 shkurt, do ta bëjmë rikthimin e madh të LDK-së.
Siç e dini, tash e 4 vjet as s’ka ardhur program në Gjilan e as nuk do të ketë, sepse qeveria qendrore e ka përjashtuar komunën tonë nga kujdesi në investime. Qysh i kemi lënë, ashtu kanë mbetur projektet. Asnjë guri s’kanë lëviz. E dhimbshme dhe e patolerueshme.
Zotohemi se bashkë me kolegët e mi nga lista e LDK-se, Gjilanit e Anamoraves do t’ia kthejmë kujdesin ne investime. Do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore!
Ju falënderoj deri në përulje për këtë besim. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!