Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me bartësin e listës zgjedhore të LDK-së, Avdyl Aliu dhe kandidatët për Asamble, Drenushë Maloku e Valdrin Halimi, kanë vizituar pastiqerinë ndër të parat në Gjilan – KIMI – Cafe & Cake House.
Haziri ka falënderuar pronarët, vëllezërit Shkëlzen dhe Visar Azizi, për brendin që ia kanë sjell Gjilanit.
“Kënaqësi me qenë në vendin ku shërbejnë veç gjana t’mira Bab e Babagjysh, prej vitit 1960. Organizimi, shërbimi, enterieri, mirësjellja e gjithçka tjetër të bëjnë me u ndi si n’shpi tande. Aty ku shijohet magjia e produkteve ma të ambla. Falëmnderit KIMI – Cafe & Cake House për brendin që ia keni sjell Gjilanit tonë. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen në forma të ndryshme edhe në këtë mandat që po hyjmë”, ka thënë kryetari Haziri.
Ndërkaq, pronarët e pasqiqerisë KIMI, vëllezërit Shkëlzen dhe Visar Azizi, kanë shprehur fjalë falënderimi për kryetarin Haziri, për mundësitë e mëdha dhe lehtësirat që u ka ofruar bizneseve, me investimet në infrastrukturë.