Kryetari i komunës dhe njëherësh kryetar i Bordit te AZHR – Lindje, Lutfi Haziri ka shpërndarë sot certifikata për 30 të rinj të cilët përfunduan trajnimin 5-ditor për ndërmarrësi dhe vetëpunësim.
Me këtë rast, kryetari Haziri çmoi lart punën që është duke bërë stafi i AZHR-Lindje dhe u zotua se komuna e Gjilanit, për mes drejtorisë për Zhvillim Ekonomik do te jetë gjithmonë pranë të rinjve, të cilët kanë ide kreative për biznes dhe iniciativa për vetëpunësim.
Trajnimi u organizua në kuadër të projektit “Trajnime për ndërmarrësi në komunën e Gjilanit dhe Shtërpcës” të financuar nga MKRS dhe të implementuar nga AZHR – Lindje.
Gjatë këtij trajnimi u zhvilluan modulet: Ndërmarrësia, Plani i biznesit, Marketingu dhe Menaxhimi i financave.