Ish-kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se si parti janë të gatshëm që të shkojnë në zgjedhje, nëse Qeveria është gati.
Tutje Haziri tha se Kurti ka kërcënuar qysh në ditën e parë me shkuarjen në zgjedhje, përcjell Gazeta Nacionale.
Madje, ai shtoi se nëse është e nevojshme, nesër shkojnë në zgjedhje.
“Nesër shkojmë në zgjedhje. Ne jemi të përgatitur. Por, le ta llogarisin, a është kohë e favorshme. A kemi luks që të humbim 7 milionë euro në këtë kohë. Le ta bën kalkulimin edhe dalim në zgjedhje”, tha mes tjerash ai në Kanal10.