Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka suspenduar nga puna zyrtarin e tatimit në pronë (B.K.), i cili është arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin e dokumenteve/vërtetimeve të tatimit në pronë.
Vendimin për suspendim Haziri e ka marrë në përputhje me kompetencat që burojnë nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale, ndërkaq ka shprehur qëndrimin për zero tolerancë ndaj korrupsionit.
Komuna e Gjilanit nuk e paragjykon rastin dhe deri në shpalljen e verdiktit përfundimar nga Gjykata kompetente, zyrtari në fjalë konsiderohet i pafajshëm.