Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka zhvilluar një takim të përzemërt me përpunuesit e arit dhe argjendit në Gjilan.
Ai shprehu mirënjohje për kontributin e tyre dhe premtoi se në kuadër të programit “Rruga e Re për Gjilanin” do të ndërtohet një qendër e re për zejtarët.
Haziri kujtoi gjithashtu argjendarin e njohur, tashmë të ndjerin Fitim Arifi, duke vlerësuar trashëgiminë dhe kontributin e tij në këtë profesion.
Statusi i plotë:
Takim i përzemërt me përpunuesit e arit dhe argjendit. Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!
Kënaqesia ime si gjithmonë të parin në mesin tonë ta takoj Shengyl Imamin, i cili ka ndihmuar e mbeshtetur Gjilanin e Kosovën në ditët më të errëta.
Duke i falënderuar shumë për pritjen e ngrohtë, zotohemi se në kuadër të programit “Rruga e Re për Gjilanin”, e kemi paraparë për ta ndërtuar edhe qendrën e re për zejtarët, duke përshirë përpunuesit e arit dhe argjendit.
Sot, e kujtoj me zemër të thyer dhe nuk e harrojmë kurrë shokun tim e argjendarin e njohur, tashmë të ndjerin Fitim Arifi!