Në një intervistë për KALLXO.com, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për idenë e korrigjimit të kufirit dhe mundësinë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.
Haziri thotë se ideja e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovës është kauzë e tij dhe jo e Thaçit.
Nënkryetari i LDK-së thotë se qysh në vitin 2011 e kishte nisur debatin për këtë çështje.
Lutfi Haziri thotë se nuk e konsideron vjedhje të kauzës nga Thaçi por si bashkëngjitje në kauzën e tij.
Gjatë intervistës mund të dëgjoni edhe rrëfimin e Hazirit se pse në bisedimet teknike të Vjenës u vendos që të mos diskutohet çështja e Luginës së Preshevës.
Grupi negociator i emëruar nga Qeveria e Kosovës, e që pritet të udhëhiqet nga Fatmir Limaj, për Hazirin nuk është i tillë. Ai këtë grup e quan “grup të shokëve e bashkëluftëtarëve” dhe jo grup të unitetit
Lutfi Haziri: Thaçi iu bashkëngjit kauzës time për Luginën e Preshevës
Ndani këtë artikull