Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se LDK-ja është e gatshme për të marrë përgjegjësi.
“Ne sot mund ta bëjmë qeverinë, nëse na jepet mandati. Ne vetëm me PDK-në nuk do të bëjmë koalicion, pasi që është vendim i Këshillit të Përgjithshlm të LDK-së për të mos e pasur atë parti partnere”, tha ai sot në një intervistë për RTK.
Për bashkëpunimin me Vetëvendosjen Haziri vlerësoi se ata duhet të mësojnë nga gabimet që i kanë bërë karshi LDK-së.
Ndryshe, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së para pak ditësh i ka dhënë dritën e gjelbër një koalicioni të mundshëm të kësaj partie me AAK-në, me Nismën e me AKR-në.