Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Serbia qëllim ka që Kosovën ta bëjë shtet jofunksional.
Haziri në Klan Kosovë, ka thënë se në Beograd ekzistojnë dy dokumente – njërin prej të cilëve e ka parë ky synohet diçka e tillë.
“Definitivisht në Serbi ekzistojnë dy dokumente me opsione edhe për kufijtë. Njërin prej tyre e kam parë. Është dokument që është bërë me kërkesë të kuluareve në Beograd. Në opsionet serbe shihet se pretendojnë të vazhdojnë poetikën e duplifikimit të Kosovës”.
“Ata dëshirojnë defunksionaizmin e Kosovës me marrjen e kufirit në parimin e lumenjve dhe të pasqyrohet me thirrje në Beograd në një “Kosovë të vogël” që e kanë marrë pas statusit final të Vjenës”.
“Me këto pretendime Serbia bjen në kufijtë e vitit 1941. Ata mendojnë që në këtë proces ta defunksionalizojnë me formulën që në Uashtongton që quhet “pak më e vogël se Shqipëria e Madhe”, ka thënë Haziri.