Drita ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen kthyese të raundit të parë të Ligës së Konferencës ndaj Inter Turkut me rezultat 3-0.
Ndeshja e parë në Finlandë iu takoi vendasve që triumfuan me rezultat 1-0, por Drita riktheu gjithçka duke i eliminuar finlandezët.
I gëzuar me këtë fitore të Dritës u shfaq edhe ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili edhe publikisht ka deklaruar disa herë se është tifoz me bardhekaltërtit.
Haziri ka qenë i pranishëm në tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ derisa pas ndeshjes ka postuar një fotografi për duke shkruar edhe disa rreshta për fitoren e Dritës.
“Super Drita. Faleminderit për spektaklin që na e dhuruat sonte. Drita Dashuri, Drita Krenari”, ka shkruar Haziri.
/Gazeta Olle/