Nënkryetari i LDK-së, njëherësh Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur rreth takimi që ka zhvilluar ai, bashkë me kryetarin e partisë së tij, Lumir Abdixhiku, me kryeministrin, Albin Kurti.
Haziri nëpërmjet një postimi në Facebook tha se në këtë takim i kanë prezantuar qëndrimet e LDK-së për temat e mëdha për vendin.
Ai shtoi se këto qëndrime ia kanë dorëzuar në formë të shkruar.
“Me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhikun, zhvilluam një takim me kryeministrin Kurti, ku i prezantuam qëndrimet e partisë për temat e mëdha për vendin, duke ia dorëzuar në formë të shkruar”, shkroi Haziri.