Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, Lutfi Haziri ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë, duke theksuar rëndësinë e sakrificës, solidaritetit dhe përkushtimit gjatë këtij muaji të veçantë.
Ai ka uruar kryetarin e KBI-së në Gjilan, Naim ef. Aliu, si dhe të gjithë besimtarët, brenda dhe jashtë vendit, duke shprehur dëshirën që ky muaj të sjellë paqe, harmoni dhe begati në çdo familje.
Haziri ka kujtuar gjithashtu rëndësinë e nderimit të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, duke theksuar vlerën e familjes si themelin kryesor të shoqërisë.
Statusi i plotë:
Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, uroj kryetarin e KBI-së në Gjilan, Naim ef. Aliu, dhe çdo besimtar kudo që jeton, në Gjilan, Europë e përtej atlantikut.
Ky muaj na mëson që përmes aktit personal, në mënyrën se si ne solidarizohemi me sakrificë, ky mision përmbushet vetëm atëherë kur e përjetojmë edhe vetë.
Uroj që begatia, solidariteti e mirëkuptimi të gjenden në çdo familje. Uroj që Zoti të na e shtojë të mirën, shëndetin e besimin. Mbi të gjitha, përkulja para Zotit na kujton që çdo ditë ne të gjallët duhet t’i kujtojmë e respektojmë ata që kanë kontribuar më së shumti, heronjtë, dëshmorët e martirët e kombit, familjet e tyre, e kontributdhënësit e gjallë.
Për fund, përkulemi edhe ndaj familjeve tona, që janë vlera më e madhe që e ka ky qytet dhe kjo Republikë. Agjërim të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë!