Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Gjilan, Lutfi Haziri, me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka uruar Bashkësinë Islame në Gjilan dhe të gjithë qytetarët e besimit islam të Gjilanit kudo që jetojnë me rastin e festës së madhe myslimane.
Sakrifica dhe ruajtja e parimeve të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe përkushtimi e dashnia për familjen, Zotin e atdheun, na bëjnë që në këtë ditë të Fitër Bajramit t’ju uroj nga zemra.
Kjo festë erdhi pas një muaji të agjërimit, përkushtimit, duave e sakrificës përmes urisë, e mbi të gjitha, për t’u barazuar me ata që nuk e kanë sofrën e mbushur.
Shëndet e mirësi për çdo familje. Urime Fitër Bajrami!