Gjilan, 24 dhjetor 2016 – Me rastin e festës së Krishtlindjeve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar besimtarët katolikë. Në mesazhin e urimit thuhet:
“Në emër të institucioneve lokale dhe në emrin tim personal, uroj të gjithë besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjeve, duke lutur Zotin që në familjet tuaja të mbretëroj paqja, gëzimi, lumturia e dashuria.
Është tejet e rëndësishme që të punojmë parreshtur për të mirën e përgjithshme dhe asnjëherë të mos i harrojmë njerëzit në nevojë, të solidarizohemi me ata dhe të ndajmë momentet shumë të çmuara të kësaj feste.
Me këtë rast, i kujtoj dhe përkulem për sakrificën e madhe të martirëve të Karadakut që rezistuan dhe u sakrifikuan për dashurinë ndaj Zotit dhe Atdheut.
Për shumë mot Krishtlindjet!”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit Haziri, drejtuar besimtarëve katolikë.