Kryetari Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kandidatët për asamble komunale nga radhët e LDK-së, Ramiz Ramadani, Diana Toska e Valdrin Halimi, kanë vizituar sot njërën nga pikat e restorantit Koha lounge, e cila është hapur gjatë pandemisë, ku janë mirëpritur nga pronari, Agron Lipovica.
Kryetari Haziri është njoftuar nga pronari Lipovica për punën gjatë pandemisë, vështirësitë e operimit dhe sukseset e arritura.
“Bashkë me kolegët e mi, drekuam sot në Koha Lounge, lokal i cili është hapur gjatë kohës së pandemisë. U njoftova nga pronari, Agron Lipovica, për punën, vështirësitë dhe sukseset. Si Komunë kemi qenë gjithmonë në krahë të gastronomëve, derisa po e shohim mundësinë e subvencionimit, për operim sa më të suksesshëm”, ka thënë Haziri.
Ndërkaq, pronari Agron Lipovica, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe stafin e tij, të cilët, sipas tij, kanë qenë gjithmonë krahë i gastronomëve.