Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli dhe bashkëpunëtorët, kanë vizituar sot gjigantin e ndërtimit “Bejta Commerce”, ku janë pritur nga pronari, Basri Kqiku.
Kryetari Haziri ka përgëzuar krerët e kompanisë për sukseset e mëdha, derisa tha se asnjëherë nuk e harrojnë kontributin e jashtëzakonshëm të themeluesit të kompanisë më të vjetër në Anamoravë, humanistrit të madh e veprimtarit të çështjes kombëtare, Bejtulla Kqiku.
“Gjatë vizitës në kompaninë më të vjetër të ndërtimit në Gjilan “Bejta Commerce”, i përgëzova pronarët për sukseset e mëdha. I urova, po ashtu, edhe për inkuadrimin në biznes të gjeneratës së tretë të familjes Kqiku. Me këtë rast, nuk mund ta harrojmë në asnjë mënyrë kontributin e jashtëzakonshëm të themeluesit të kompanisë më të vjetër në Anamoravë, humanistrit të madh e veprimtarit të çështjes kombëtare, Bejtulla Kqiku”, ka thënë kryetari, Lutfi Haziri.