Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë e me ekipin e tij ka vizituar kompaninë e taksive Luli, ku është pritur nga pronari, Muhamet Jonuzi.
Kryetari Haziri ka përgëzuar pronarin dhe menaxhmentin për punën dhe sukseset, derisa theksoi pas finalizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore, u është lehtësuar shumë operimi.
“Kompania e taksive Luli ka treguar sukses të jashtëzakonshëm në Gjilan dhe i falënderoj shumë për gjenerimet e vendeve të punës. Me investimet e Gjilanit në infrastrukturën rrugore, përfshirë edhe vend-parkingjet, ua kemi lehtësuar operimin. Në dy vitet e ardhshme do të finalizohen të gjitha programet e rrugëve dhe në këtë mënyrë, kjo do të jetë lehtësim i madh i operimit të suksesshëm edhe të taksive. Ju falëmnderit për besim. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Kurse, pronari Muhamet Jonuzi ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, bashkëpunimin dhe mundësitë që ua ka ofruar kësaj kompanie për operim sa më të suksesshëm.
#LDK160 #LDKGjilan