Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar ka qëndruar sot në shkollën e mesme t agrobiznesit “Arbëria”, për të parë nga afër punën e madhe që bëhet aty, implementimin e programeve e përgatitjen e nxënësve për tregun e punës.
Kryetari Haziri është zotuar se do të vazhdojë përkrahja ndaj nxënësve dhe të rinjve në agrobiznes.
“Sot vizitova shkollën e mesme të agrobiznesit “Arbëria”, për të parë nga afër zhvillimet në Inkubatorin e agrobiznesit, kopshtet e pemëve, fermën e gjedheve, procesimin i pemëve në shkollë, klasën e kuzhinierëve e laboratorët e shkollës. Laborantet e rinj i japin shpirt shkollës se mesme dhe po ecim drejt një Instituti regjional të agrobiznesit. Nxënësit dhe të rinjtë në agrobiznes do t’i përkrahim me të gjitha kapacitetet komunale edhe në mandatin e ri përmes projekteve të rëndësishme”, tha kryetari Haziri.