Në vend të reagimit, po get është e udhës një këshillë për disa. LDK është parti e beses dhe e shpreses. Ata që kanë adresa jashtë saj për të ndërtu kauza politike në emër të ‘rëzimit’ dhe ‘thyerjes së kurrizit’, janë në ëndrra, dhe ose nuk janë LDK ose nuk e njohin mirë filozofinë politike të saj. Vlera e LDK’së është pajtimi politik e jo ndarja, uniteti e jo eliminimi, lojaliteti e jo servilizmi.
Në kuadër të saj, ne kemi tre opcione politike për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. E para është realizuar në procesin e Vjenës; Republika e Kosovës në kuadër të shpërbërjes së ish popujve sllav të jugut, por e pa plotësuar në mungesë të përfshirjes së shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes.
Koha me ba zgjidhjen e duhur për t’i përmirësuar kompromiset e Vjenës. Nuk mundet me e thy askush #unitetin e #LDK . Ne jemi bashkë. Asnjë kauzë nuk e ndan LDK’në!
PS. Statusi nuk ka të bëj me reagimet ndaj Lumit dhe asnjë deklarate të të zgjedhurve të LDK’së. Përkundrazi, #respekt e #vlerësim për punën e tyre!