Fitore!
Të dashur qytetarë,
Të dielën duhet të fitojmë. Më mirë një fund i tmerrshëm për ata se sa një tmerr pa fund për krejt qytetarët e Gjjlanit e Anamoravës.
Në tubimin e sontëm përmbyllës, ndihem i përmbushur me gjithë fushatën që e kemi bërë, me pritjen e ngrohtë në çdo takim e konak dhe për krejt dashninë që ia keni dhënë Arbërit.
Prej 31 tetorit e deri sonte, kemi takuar familje të ndershme që kanë dhënë kontribut, punë, djersë, lodhje e gjak.
Çdo qytetar e bartë një votë dhe ajo votë e bartë ndryshimin. Vota juaj për Arbërin i jep mundësi për ta bërë ndryshimin e madh në Gjilan.
Arbëri e ka dijen e potencialin, di të bashkëpunoj e të koordinoj dhe, mbi të gjitha, dallimet di t’i përkthej në përparësi e jo si pengesë.
Ai e ka marrë besimin përtej LDK-së dhe ju lus prej fundit të zemrës që këtë përkrahje madhështore në fushatë, ta përktheni nesër me votë.
Faleminderit pafund të gjithë burrave e grave, veçanërisht familjeve të kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, për mbështetjen e madhe ndaj
Arbërit dhe LDK-së.
Duhet të fitojmë. Më mirë një fund i tmerrshëm për ata se sa një tmerr pa fund për krëjt qytetarët e Gjjlanit e Anamoravës!










