Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Arbër Ismajli dhe kandidati për Asamble Komunale, Avdi Aziri, kanë zhvilluar një takim rasti me banorët e Bilinicë.
Kryetari Haziri ka thënë se rezultatet e para të fitores plebishitare në dy palë zgjedhje i ka marrë nga ky fshat, duke shfaqur bindjen se kësaj radhe do të arrihen fitorja historike me mbështetje të madhe qytetare.
“Takim rasti në Bilinicë. Rezultatet e para të fitores plebishitare në dy palë zgjedhje i kam marrë nga ky fshat. Pas realizimit të projektit të rrugës, ujësjellësit e kanalizimit, kanë mbetur edhe disa rrugica dhe pak investim në fushën e sportit, të cilat do të bëhen shpejt në mandatin e ri. Ju falëmnderit shumë për besimin. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë Haziri.