Kryeministri i vendit Albin Kurti ka mbajtur një konferencë për media pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve lokale të mbajtura dje në mbarë Kosovën.
Kurti ka thënë se si kryeminstër është krenar që Bashkimi Evropian ka vëzhguar zgjedhjet.
“Si kryeministër jam fort krenar që kishte miq nga BE-ja që vëzhguan demokracinë tonë e cila mund të shërbejë si shembull për vendet e rajonit dhe jo vetëm”, tha Kurti gjatë konferencës, përcjell Gazeta Reporteri.net.
Ndërsa, si kryetar i LVV-së, Kurti tha se është i kënaqur me rezultatin që ka arritur kjo parti.
“Si kryetar i LVV-së, jam shumë i kënaqur të shoh kaq shumë kandidatë tanë në balotazh”, theksoi Kurti.
Kreu i Ekzekutivit shtoi se do të bashkëpunoj me secilin kryetar të secilës komunë.
“Jam i etur të punoj e të bashkëpunoj me secilën komunë që të siguroj se vlerat tona të përbashkëta do të arrijnë secilën lagje.. do të qëndroj pranë dhe i gatshëm të punoj me secilin kryetar komune”, deklaroi Kurti.
Ai shtoi se kandidatët e LVV-së do të jenë gjithandej të angazhuar për secilën votë në vijim.
“Nuk e kemi luksin për asgjë për pak”, potencoi Kurti.