Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka shndërruar institucionet komunale në biznes privat duke punësuar militantë të partisë së tij sa herë që dikush i kërkon punë pa përfillur kritere e parime.
Tash pasi i ka rehatuar në administratë e pozita të tjera disa njerëz që atij i konvenojnë paska shkuar te çerdhja e fëmijëve për të rritur aty stafin me punësime politike.
Në një njoftim më dt:10.01.2020 në të cilin ishte bërë shpallja për vende të lira të punës në Çerdhen “Gëzimi Ynë” për Edukatore dhe Logopede (marrëveshje me shërbime të veqanta), aplikuan një numër i konsiderueshëm i personave të cilat përkundër faktit që i kishin përmbushur kriteret për të hyrë në test, ato nuk u njoftuan fare nga komisioni përmes telefonit apo email adresses per t’ju nënshtruar testit me shkrim, gjë për të cilën e kanë edhe obligim ligjor dhe për këtë shkelje të ligjit ka edhe ankesa nga kandidatët që kanë aplikuar.
Edhe në këtë konkurs kinse është një konkursi publik, gjithmon të kurdisur sipas interesave të Sokol Halitit, janë punësuar katër edukatore ne qerdhen publike dhe një logopede.
Kjo e fundit është (Logopedja) Rina Ymeri, është vajza e shefit të personelit në Komunën e Vitisë, Hysen Ymeri e që ky për punësimet me kontratë mbi vepër e të tjera në këtë komunë i ka shkuar përshati planeve të Sokol Haliti vazhdimishtë këto vite të qeverisjes së LDK-së në Viti.
Katër edukatore të tjera janë përkahëse të partisë në pushtet LDK e që janë favorizuar për vendet e punës që tashmë i kanë fituar pa i merituar.
Komuna e Vitisë po keqpërdorë mijëra euro të buxhetit komunal përmes punësimeve me kontratë mbi vepër që në të shumtën e rasteve janë të panevojshëm e të punësuarit marrin pagë pa punuar asgjë. Këto angazhime bëhen për militantë të partisë së LDK’së në baza politike e partiake që pastaj Sokol Halitit t’i kthehen për vota në zgjedhjet e ardhshme.
Ne Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe opozitare në Kuvendin Komunal, konsiderojmë se kryetari nga viti në viti po e keqpërdor pozitën zyrtare dhe kështu ka dëmtuar buxhetin komunal dhe për këtë e për shumë shkelje të tilla, të cilat edhe i kemi ngrtitur më parë, ftojmë Prokurorin e Shtetit që kryej hetime dhe të sqarojë të gjitha dyshimet tona dhe po ashtu këto punësime të fundit që janë të dyshimta për ne e krejt partiake.
Kujtojmë se gjatë vitit 2017, në komunën e Vitisë kanë qenë të angazhuar gjithsej 90 punonjës përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta. Komuna nuk e ka ndalur këtë praktikë dhe pse më herët Raporti i Auditorit të Përgjithshëm i kishte rekomanduar Komunës së Vitisë të ndërpritet metoda e punësimit të punonjësve me kontrata mbi vepër, të cilëve në disa raste komuna edhe u ka ripërtëri kontratat më shumë se gjashtë muaj, e cila bie ndesh me Ligjin e Shërbimit Civil dhe kështu duke dëmtuar buxhetin komunal pa arsye, thuhet në komunikatën për media e dërguar nga LVV.