Një numër i mërgimtarëve që sivjet kanë ardhur për pushime në Kosovë, kanë zgjedhur që këtë ta bëjnë me veturë ose të udhëtojnë me autobusë.
Ata kanë thënë se këtë lloj transporti janë detyruar ta zgjedhin për shkak të çmimeve të avio biletave trefish më të larta.
Një nga mërgimtarët për Kanal 10 ka thënë se, më lirë u kushton ta blejnë një veturë sesa të udhëtojnë me aeroplan.
Sipas tyre nga Zvicra në Kosovë dhe anasjelltas, një biletë fluturimi kushton deri në 500 euro për person.
“Veç me ble ni kerr ma lirë po na bahet edhe me ardhë me to. Shumë janë rritë çmimet. Ska lidhje kur i rezervon, gjithmonë 500-600 euro po bahet, thu ti që po shkon në Dubai”, tha një nga ta.
“Rritje katastrofë me i rritë çmimet trefish me i detyru popullin me ardhë me autobusë, kjo është katastrofë. Unë jam vet i 6-ti, katër fëmijë. Me aeroplan kushton 3-4 mijë euro, me kerr vij me 1000 euro”, u shpreh një tjetër mërgimtar.