Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bërë thirrje që Rusia t’i ndalë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë.
Macron ka thënë se vendi që ai drejton dënon fuqishëm vendimin e Rusisë për të filluar luftën në Ukrainë, transmeton Reporteri.net.
“Franca e dënon fuqishëm vendimin e Rusisë për të filluar luftën në Ukrainë. Rusia duhet të ndalojë sulmet ushtarake menjëherë”, ka shkruar ai në Twitter të martën. “Franca solidarizohet me Ukrainën, qëndron me të dhe është duke punuar me partnerët dhe aleatët për ta përfunduar luftën”, shkruan Macron.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar një pako masives sanksionesh ndaj Rusisë pas vendimit të Putin për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë.
Presidentja e Komisionit Evropian, ka thënë se gjatë ditës para liderëve evropianë do t’u paraqitet për miratim “një pako masive sanksionesh”