Avokati i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka bërë të ditur disa nga dëshmitarët, që do të përdoren në rastin e mbrojtjes.
Dëshmitë do të jenë nga Madeleine Albright, Richard Holbrooke, etj.
“Kemi pasur komunikim të vazhdueshëm kanë thënë se po e trajtojnë kërkesën. Janë shumë të informuar, mirë të informuara, sa i takon procesverbaleve, disa sqarime, dhe çështjes së këtyre dëshmitarëve. Pra sikurse mund ta vëreni ne kemi listë të gjerë dëshmitarësh, pra unë nuk mund të them këta emra në publik, megjithatë, bëhet fjalë për persona shumë të njohur, si sekretarja Albright, Richard Hoolbroke…”.,
“Informacioni që kemi është shfajësues, dhe është shumë e rëndësishme për ta vënë në kontekst, është informacion shfajësues, dhe kemi të bëjmë me informacion drejtpërdrejt me lëndën e Prokurorisë. Informacioni shfajësues merr peshë të madhe, sa është gjyqtari që ka detyrën të hetojë lidhur me këtë informacion shfajësues. Një letër që e kam marrë nga qeveria e Amerikës: në fund thuhet nuk parashikojmë kohën sa i takon këtyre vendimeve, ne po punojmë me maksimumin e shpejtësisë së mundshme”, tha Prosper.