Një pasdite plot magji dhe argëtim po vjen në Albi Mall Gjilan!
Më 4 prill, në ora 15:00, fëmijët dhe familjet janë të ftuar të përjetojnë një “Shtunë Magjike” të mbushur me buzëqeshje, surpriza dhe momente të paharrueshme. Në shoqërinë e personazheve të dashur si Mickey Mouse, Minnie Mouse, Donald Duck dhe Daisy Duck, atmosfera do të jetë plot gjallëri dhe emocion.
Ejani me familjen tuaj dhe shijoni një ditë të mbushur me magji, lojëra dhe argëtim për të gjithë!

