Major Liridon Poroshtica, diplomon me rezultate të shkëlqyera në Command and General Staff School (CGSS) në SHBA shkruan Radio Star.
Sëbashku me Liridonin kanë përfunduar edhe Major Vjosa Maloku Ramadani, Major Fatbardha Osaj Maloku dhe Major Vedat Shaqiri.
Oficerët e FSK-së, Majorët, pas studimeve intenzive njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë dhe rezultate të shkëlqyera në Kursi i Komandes dhe Oficerit të Shtabit në Shkollën e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSS) në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky kurs është i dedikuar për oficerët e gradës Major, të cilët shërbejnë në detyra drejtuese dhe oficerë të shtabeve e komandave.
Qëllimi i kursit është të përgatitë oficerë kompetent dhe fleksibil, të gatshëm për të udhëhequr kurdo që u kërkohet.
Oficerët gjatë gjithë shkollimit, treguan rezultate të shkëlqyera dhe disiplinë shembullore, krahas studentëve-oficerë Amerikan dhe oficerë tjerë nga vende të ndryshme të Botës.
Pas përfundimit të Akademis Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Akademin Mbretërore Sandhurst në Mbretërin e Bashkuar, Major Liridon Poroshtica ka shërbyer në Batalionin e parë në Gjilan, të njohur tani më si Regjimenti i parë i Këmbësorisë.
Për gjatë 9 viteteve shërbim në Gjilan, ka kryer detyrat si Udhëheq Togu, Oficer për Trajnime ne Sektorin S3 – Operacionet dhe Trajnimet dhe Komandant Kompanie. Gjatë kësaj periudhe ka përfunduar edhe Kursin e Karierës për Kapiten të Manovrës në SHBA. Para vijimit te Kursit të sapo përfunduar, Major Poroshtica ka qenë duke shërbyer në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes si Shef i Planifikimit./radiostar/