Kryeministri Dusko Markoviç njoftoi se Mali i Zi do të hapë kufijtë e saj me vendet që plotësojnë kriteret e Institutit të Shëndetit Publik në ditët e para të qershorit.
Në konferencën për shtyp, Markoviç tha se kriter do të jetë të pakën 25 të infektuar për 100,000 banorë.
Ai njoftoi se Mali i Zi do të hapë kufijtë e saj me Kroacinë, Slloveninë, Austrinë, Gjermaninë, Poloninë, Çekinë, Hungarinë, Shqipërinë dhe Greqinë më 1 qershor.
“Ne do të hapim kufijtë për vendet që kanë një status të ngjashëm epidemiologjik. Ne nuk do të kërkojmë teste speciale, të gjithë do të marrin udhëzime të qarta se çfarë i pret në vend dhe cilat rregullore duhet të respektojnë”, tha Kryeministri i Malit të Zi.
Markoviç theksoi se Mali i Zi fitoi betejën me koronavirusin dhe u bë vendi i parë “pa koronavirus” në Evropë.
Ndërkohë rreth këtij vendimi ka pasur reagime të shumta në Serbi. /Reporteri.net