Ditë më parë u lajmërua se Mali i Zi pritet të hap kufijtë e vet me Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore, Bosnjën dhe Hercegovinën e Serbinë.
Por, kjo nuk do të thotë që Mali i Zi nuk do të vazhdoj të kërkoj testin negativ të koronavirusit.
Shumë qytetarë janë kthyer mbrapa pasi në pikë kufitare me Malin e Zi, Hani i Hotit nuk mund të kalosh pa e pasur testin negativ.
Gjatë ditës së djeshme është raportuar se në Malin e Zi nuk mund të hyhet nëse nuk e keni testin negativ PCR. /Reporteri.net/