Mali i Zi u është bashkuar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, duke e bllokuar trafikun e vet ajror për rusët, raporton RTCG-ja.
Ky veprim vjen në vazhdën e sanksioneve dhe masave që po merren ndaj Rusisë, pasi kjo e fundit vendosi ta pushtojë Ukrainën.
Pas sulmit në Ukrainë, Mali i Zi iu bashkua restrikcioneve ndaj Rusisë, përfshirë këtu edhe tetë pakove me sanksione individuale dhe ekonomike që Bashkimi Evropian i ndërmori ndaj Rusisë.