Maliqi: Drejtoresha e Arsimin në Gjilan, duhet të kërkoj dorëheqje ose të shkarkohet!
Pas anulikmi të ekskursionit për maturantët e Gjilanit, ka reaguar edhe asambleisti nga radhët e LDK-së, Latif Maliqi, ku përmes një postimi ka reaguar rreth kësaj situate shkruan Radio Star.
Maliqi ka kërkuar dorëheqjen e drejtoreshës së Arsimit, Albana Demirit ose të bëhet shkarkimi i saj, pas ajo ka anuluar gjitha procedurat rreth ekskursionit.
Statusi i plotë(pa ndërhyrje):
Kjo që po ndodh me maturantët e komunës tonë duket pak e quditshme..!
Fillimisht ekskursioni u anulua nga kryetari i komunës pastaj në këtë krizë ekonomike ti kërkohet një maturanti një shumë aq e madhe e të hollave kjo të jep me kuptu që këtë drejtoresha e ka bërë sa për sy e faqe dhe as qe u murr parasysh vendimi komunal për ndihmë të çdo familje qe ka maturant andaj unë si këshilltar komunal kërkoj dorheqjen e kësaj drejtoreshe apo shkarkimin e saj por para kësaj dua ta arsytoj kërkesen time.
1. Për angazhimin e saj në anulimin e erskuzionit;
2. Manipulimi me këshillin e prindërve për marrjen e vendimit për anulimin e eskursionit
3. Mos organizimin dhe mos menaxhimin e mirë te procesit pas vendosjes për shkuarje në eskursion
4. Ndërhyrja në përcaktimin e lokacionit, për mosdërgimin e maturantëve ne Durrës dhe përcaktimin e lokacionit për Vlorë e vende tjera ne çmime më të shtrejta
5. Mos zbatimin e udhëzimit administrativ 2/2016 për realizimin e eskursioneve
6. Anulimin e tenderit për ekskursionin
7. Si dhe dështimin me qëllim të eskursionit për ta realizuar iden e saj të fillimit për anulimin e eskursionit.
8. Diskriminimin e maturantëve të Gjilanit në raport me komunat tjera të Kosovës. Të tjerët ishin në eskursione , perveç 1302 maturantët e Gjilanit jo.
Kësaj pune po i vjen era keqpërdorim.