Asambleisti nga radhët e LDK-së, Latif Maliqi, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka reaguar ndaj qeverisjes aktuale në Gjilan shkruan Radio Star.
Maliqi ka thënë se Gjilanit, ka marrë dy lajme të këqija sot, lajmi i parë është pezullimi i tenderit për stadiumin e qytetit dhe MAPL nuk i ka dhënë asnjë grant komunës për performancës.
Më tutje ai ka kritikuar ndaj kryetarit Alban Hyseni, i cili thotë se po gjen kohë për publikimin e storjeve të komunave të Kosovës, kurse komuna e tij nuk ka qenë më keq.
Shkrimi i plotë:
Ky reagim nga unë si këshilltar komunal vije se brenda 24 orëve i kemi dy lajme të këqija për qytetin e Gjilanit si:
1. Pezullimi i tenderit për stadionin e qytetit
2. Njoftimi nga MAPL se komuna e Gjilanit nuk është fituese e grantit të performancës
Kurse kryetari i komunës gjen kohë për story për të gjitha komunat e Kosovës. Kurse komuna e Gjilanit kurr më keq nuk ka qenë.