Drita ka pësuar humbje minimale 1-0 ndaj Malishevës, në një ndeshje ku ishte mysafire e skuadrës së drejtuar nga Bekim Isufi.
Golin e vetëm të takimit e realizuan vendasit, ndërsa Drita pati mundësinë të barazojë rezultatin dy herë nga pika e bardhë, por Besnik Krasniqi nuk arriti të konkretizojë asnjërën prej penaltive.
Kjo disfatë e lë skuadrën e Zekirija Ramadanit me 60 pikë në tabelë, dhjetë më shumë se ndjekësi më i afërt, Ballkani.