Portieri i Dritës, Faton Maloku, ka folur para ndeshjes kundër Ballkanit, duke theksuar se skuadra është përgatitur maksimalisht në aspektin fizik, psikologjik dhe taktik.
Maloku pranoi se starti i kampionatit nuk ka qenë i mirë, por shtoi se ekipi tashmë është më i qetë dhe i gatshëm të marrë rezultate pozitive, duke u bazuar edhe në përmirësimet e fundit.
“Jemi munduar të përgadisim ndeshjen si nga ana psiqike,fizike, taktike në maksimum duke rrespektuar skuadrën e Ballkanit po presim me padurim deri nesër që të japim maksimumin”, tha portieri Maloku.
“Është e vërtet që nuk kemi pasur një start të mirë, por loja e fundit na ka dhënë një qetësi dhe jemi munduar t’i përmisojmë. Shpresoj që prej tash e tutje të marrim rezultate pozitive duke na përcjell pak më shumë edhe fati” përfundon Maloku.