Manchester City ka plotësuar ëndrrën dhe ka kaluar në finale të Champions League.
Cityzens fitoi ndeshjen e dytë me rezultat të thellë 4-0.
Bernardo Silva shënoi dy golat e parë të ndeshjes në minutat 23′ dhe 37′.
Me rezultat 2-0 përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, manchester City arriti të shënoj edhe dy gola të tjerë ndaj Real Madridit.
Një autogol nga Militao në minutën e 76-të, dhe një nga Alvarez në 90+1, çuan rezultatin në 4-0.
Në finale të Champions League, Manchester City do të përballet me Interin.
Ndeshja zhvillohet me 10 qershor në Stamboll.