Lidhja Demokratike e Kosovës, me kandidatin e saj Sokol Haliti, ka siguruar mandatin për kryetar të Komunës së Vitisë edhe pas numërimit të votave të diasporës. Haliti arriti të fitojë me një rezultat të ngushtë ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke siguruar një epërsi prej 136 votash nga votat e ardhura nga jashtë vendit.
Kjo fitore shënon një tjetër mandat për Sokol Halitin, i cili ka zhvilluar një garë të fortë dhe të vështirë për drejtimin e komunës. Përpara tij qëndrojnë sfida të rëndësishme, sidomos në kushtet kur Lëvizja Vetëvendosje po fiton gradualisht terren në këtë komunë./Radio Star/










