Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, gjatë një vizite studimore në Kosovë, mbajti edhe një konferencë me gazetarë.
Mandl tha se edhe vetë ai ka humbur durimin për vonesat që po i bëhen Kosovës për mosliberalizim të vizave, ndërsa theksoi se pret që kjo të bëhet sa më parë.
“Presim me padurim që të hyjë në funksion liberalizimi i vizave nga 1 janari i vitit 2024. Kemi parë që ky proces është shtyrë disa herë, prandaj ne do të kujdesemi që ky proces të realizohet. Është vonuar e shtyrë shumë – madje edhe unë e kam humbur durimin për këto vonesa”, tha ai.
Kujtojmë, një ditë më parë Eurodeputeti Lukas Mandl është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.