Manifestimi tradicional “Flaka e Janarit” pritet të fillojë më 11 janar, duke sjellë një sërë aktivitetesh kulturore, artistike, letrare dhe përkujtimore, të cilat zhvillohen në kuadër të këtij manifestimi të rëndësishëm kombëtar në Gjilan.
“Flaka e Janarit” organizohet për të nderuar jetën dhe veprën e heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, duke ruajtur të gjallë kujtesën historike dhe vlerat e lirisë. Manifestimi do të shtrihet përgjatë gjithë muajit janar dhe do të përfshijë aktivitete të ndryshme për të gjitha moshat.










