Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Zëvendës Ndihmës-Sekretarin e Shtetit, Alexander Kasanof.
Maqedonci ka thënë se me Kasanof dhe Komandantin e FSK’së, Bashkim Jasharin, kanë folur për bashkëzbarkimet e planifikuara të trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione ndërkombëtare me trupat amerikane.
Sipas tij, kjo do t’ia shtoj ndërveprueshmërinë në aspektin ushtarak FSK-së si dhe do ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, si vend kontribues për paqe në botë.
“Në frymën e aleancës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ritheksuam rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së diplomacisë amerikane në aspiratën e vendit tonë për integrim në strukturat euro-atlantike dhe veçanërisht në NATO”, ka shkruar Maqedonci.