Dje ishte caktuar seanca për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal. Por, ende nuk ishte arritur marrëveshja e bashkëqeverisjes ndërmjet PDK-së dhe Vetëvendosjes në Gjilan.
Burimet e sigurta të Gjilani SOT tregojnë se negociatat kanë nisur nga ora 10:00 ndërmjet këtyre dy partive dhe marrëveshja është shumë afër. Radio Star merr vesh se PDK do t’i marr katër drejtori dhe kryesuesin ose nënkryetarin e Komunës së Gjilanit. Ditë më parë këto dy subjekte i kanë harmonizuar programet dhe parimet dhe nuk kanë pas ndonjë mosmarrëveshje në këtë drejtim.
Poashtu, sot në ora 15:00 është thirrur seanca për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal. Kështu tregojnë burimet tona të mirëinformuara me procesin.
Poashtu, gjatë ditës së sotme do u ofrojmë më shumë detaje për marrëveshjen potenciale ndërmjet VV-sv dhe PDK-së.