“Me miratimin parlamentar, merr fund diskriminimi kundër qytetarëve nga Kosova.”, thuhet në komunikatën e UNIA-s
Në mbledhjen e së premtes, Qeveria Federale e Zvicrës miratoi Marrëveshjen e Sigurimeve Shoqërore me Kosovën për ratifikim në Parlamentin zviceran. Sindikata Unia e mirëpret vendimin. “Me miratimin parlamentar, merr fund diskriminimi kundër qytetarëve nga Kosova përfundimisht.”, thuhet në komunikatën e UNIA-s, shkruan albinfo.ch.
“Sot, qeveria e Zvicrës miratoi mesazhin e marrëveshjes ndërshtetërore mbi Sigurinë Shoqërore Zvicër Kosovë të nënshkruar më 8 qershor 2018 dhe i propozon parlamentit të Zvicrës për miratim. Marrëveshja e re koordinon sigurimin dhe përfitimet e kolonës së parë të sigurimeve Shoqërore: sigurimin e pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV) si dhe të sigurimit të invaliditetit (IV).
Nga data e hyrjes në fuqi Marrëveshja në fjalë garanton trajtimin e barabartë të personave të siguruar dhe mundëson pagimin e pensioneve të pleqërisë, trashëgimtarëve dhe të invaliditetit edhe jashtë Zvicrës. Kjo marrëveshje përmban gjithashtu edhe bazën e luftimit të abuzimeve.”, thuhe më tutje në reagimin e tyre