Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se sot mbetet të shihet nëse thirrja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nga Isa Mustafa, do të betonojë marrëveshjen për koalicion.
Lideri i VV-së tha se ka besuar se do të takohet me Isa Mustafën këtë javë, mirëpo, shton se nuk do që të ndërhyjë te LDK-ja që sot e ka thirrur mbledhjen e Këshillit.
“Unë me siguri që kam besuar se duhet të ketë takim këtë javë, mirëpo, nuk dua që të ndërhyjë te LDK-ja e cila mësova se ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm si organi më i lartë. Ne në VV besojmë se thirrja e këshillit në subjektin tonë duhet të mbahet pas marrëveshjes, jo para marrëveshjes”, tha Kurti.
Kurti tha se Vetëvendosje do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm pas marrëveshjes.